Naša Inicijativa organizon protestë paqësore “Kundër uzurpimit të vendeve të organizuara në parlament”, si pasojë e një procesi jodemokratik zgjedhor dhe të kompromentuar nga manipulime në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt 2021.
“Përmes këtij marshi protestues synojmë t’i shprehim pakënaqësitë tona si komunitetet jo-shumicë dhe t’i mbrojmë të drejtat e garantuara me Kushtetuë. Po ashtu, do t’ju bëjmë thirrje institucioneve vendore dhe atyre të huaja të reagojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura për të filluar një proces hetimor në lidhje me dyshimet e ngritura”, thuhet në komunikatë.
Protesta do të mbahet ditën e martë, më datë 2.3.2021, duke filluar nga ora 12:00 në Prishtinë.
Në detaje tjera bëhet e ditur se pikënisja e protestës fillon nga Hotel Grandi dhe do të marshohet drejt shesheve: Zahir Pajaziti; Nëna Terezë dhe Skenderbeu.
“Përpara Kuvendit të Kosovës do të ndalemi dhe nga aty do t’ju bëjmë thirrje institucioneve të reflektojnë.
Ftojmë të gjithë qytetarët dhe shoqërinë civile të cilët kanë mundësi t’i bashkohen kauzës sonë, në kohën dhe vendin e caktuar.Lusim të gjithë pjesëmarrësit që t’i respektojnë masat për t’u mbrojtur nga COVID-19 (maskat dhe distanca sociale obligative)! Për shkak të situatës epidemiologjike numri i pjesëmarrësve do të jetë deri në 50 persona!”, përfundon komunikata.
/RTV-Okarina/