Nesër mbahet diskutimi publik për draft Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Skenderajt

Komuna e Skenderajt ka njoftuar të gjithë qytetarët e  Skenderajt, personat fizik dhe juridik, se në përputhje me Udhëzimin Administrativ Nr.03/2020, për Transparencë,  nesër me datë 26.03.2021, në sallën e Kuvendit Komunal , duke filluar nga ora 14:00, do të mbajë diskutimin publik për draft Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Skenderajt
Po ashtu, Draft Rregullorja për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Skenderajt mund të shkarkohet përmes web faqes së Komunës së Skenderajt, po ashtu rekomandimet dhe sugjerimet eventuale qytetarët mund t’i paraqesin në adresën zyrtare: http://komuna.skenderaj@rks-gov.net.
Njoftimi i plotë:

Njoftim për diskutim publik për Draft Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Skenderajt

Njoftohen të…

Posted by Komuna Skenderaj on E enjte, 25 Mars 2021