Nervozohet keq motra e Ganes, kritikon komunën e Skenderajt si organizatore e ceremonisë dhe burrat drenicak që nuk siguruan ulëse për gratë, shkruan RTV Okarina.
Motra e Ganimete Musliut e nervozuar, kritikon organizimin e komunës se Skenderajt
Sot, në 23 vjetorin e rënies së Komandantit të UÇK-së, Malush Ahmeti, komuna e Skenderajt ka organizuar ceremoni në përvjetorin e tij të rënies.
.
Lidhur me këtë organizim ka reaguar motra e deputetes Ganimete Musliut, Fatmire Musliu duke e kritikuar Komunën që në rendin e parë nuk kishte ulur asnjë fëmer. Ajo në një koment thotë se ajo ia kishte lëshuar karrigen një deputete të Kuvendit sepse ishte shtatzënë. Siç duket fjala ishfe për deputeten Arjana Musliu-Shoshi.
Ky është postimi i plotë i Musliut:
“Me rëndësi burrat janë ulur. Gratë, në këmbë, po ua ruajnë shpinën.
A e pasqyron kjo pamje mentalitetin e Drenicës?
P.s. komentet pa lidhje do të fshihen.”.