
Mbi tri vetura raportohet se janë aksidentuar në magjistralën Prishtinë- Pejë, bëjnë të ditur kalimtarë të rastit për Insajderin. Policia thotë se janë lënduar nëntë persona.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Hoxha, i cili bëri të ditur se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar nëntë persona.
