Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.802 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.971.
Në total numri i rasteve aktive është 314.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.096 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.656.937 doza të vaksinës.
Deri më sot 777.730 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.