Nënshkruhen kontratat e 13 personave me aftësi të kufizuara për punë-praktike

 

Sot është jetësuar projekti “Rritja e punësimit të personave me aftësi të kufizuara përmes zbatimit të planit lokal të veprimit për punësimin e PAK në Skenderaj dhe Vushtrri” për punë-praktike dhe trajnime për këtë kategori të shoqërisë.

Qendra Kosovare për Vetë-Përkrahje (QKVP), Komunat Skenderaj dhe Handikos Vushtrri janë përfituesit e këtij projekti nga Bashkimi Europian.

Ky projekt shumë i nevojshëm është financouar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe bashkëfinancuar nga Komunat Skenderaj dhe Vushtrri.

Përmes këtij projekti kategorisë së personave me aftësi të kufizuara u mundësohet kyçja në organizata dhe kompani private duke iu ofruar punë-praktike dhe trajnime gjashtëmujore.

Në këtë projekt u zgjodhën 13 përfitues, ku gjashtë prej tyre u kyçen në organizata, tre persona në kompani private dhe 3 të tjerë përfituan trajnime falas.

Jemi të kënaqur që ne si RTV Okarina i kemi ofruar Shqipron Kuliqit mundësinë që të jetë pjesë e stafit tonë.