Nënkryetari i LSI-së, Vasilim: Bravo Osmani, bravo Kurti, turp për Edi Ramën që pushon në det teksa Shqipëria digjet nga zjarreve

 

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasilim e ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama i cili sipas tij, po pushon në det derisa Shqipëria digjet nga zjarret.

Vasili përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar për ndihmën nga Kosova, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ai thekson se asnjë shqiptar nuk do ta harrojë që Rama i la sërish vetëm në ditë të hallit teksa Shqipëria përjeton ditë të tmerrshme të flakëve.

 

 

“Kjo është e turpshme, e neveritshme dhe kriminale kur mendon qe kryeministri duhet të jetë në krye të punëve dhe jo në krye te mashtrimit propagandistik. Bën gazetarinë ky, bën agjitatorin mashtrues, bën liderin global, bën zhvatesin e interesave publike te shqiptareve, por nuk bën kurrë kryeministrin, që duhet t’u shërbejë me përkushtim vetëm interesave te qytetareve”.

“Kryeminister të tillë, që urren kaq shumë shqiptaret nuk është parë gjekund. Kryeminister kaq të pacipë shqiptarët nuk kanë pasur kurrë. Kryeminister kaq të papërgjegjshem nuk e gjen as ne vendet me te prapambetura te botes.

Forcat zjarrfikse perleshen me flaket me mjete primitive dhe te pa trajnuar sepse keshtu i la kryeministri genjeshtar, qe deklaronte se mbrojtjen civile e kemi ngritur ne nivel te larte”.

 

 

“Forcat e Kosoves jane atje ne vijen e pare te flakeve edhe ministra te Kosoves jane atje atdhetare, serioze dhe te pergjegjshem jo si ky karagjozi, qe kemi ne per kryeminister. Bravo Vjosa Osmani, Bravo Albin Kurti fat per Kosoven, qe ka shtetare dhe patrote te mire ne krye”, tha tutje ai.

 

\RTV-Okarina\