Nëna bën fëmijën për spital në Podujevë

 

 

Një femër nga Podujeva ka sulmuar fizikisht fëmijën e saj të mërkurën rreth orës 11 e 30 minuta.

Policia ka njoftuar se viktima  është dërguar fillimisht në emergjencën e Podujevës nga babai, e me pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

 

 

Me vendim të prokurorit të shtetit, rasti ka shkuar në Gjykatë në procedurë të rregullt.

Policia ka hapur rast për keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve.

\RTV-Okarina\