Një punëtor në një pompë derivatesh në Skënderaj, ka raportuar në polici rastin se një person tjetër ka pranuar një monedhë prej 100 eurosh, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Monedha sipas policisë është konfiskuar për ekzaminim dhe rasti është duke u hetuar.
Raporti policor:
“Fsh. Vitak, Skenderaj, 11.03.2022 – 17:10. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor në një pompë derivatesh ka raportuar se nga një klient ka pranuar një monedhë prej 100€ e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar për ekzaminim. Rasti është duke u hetuar”.