Në tre muajt e fundit të 2020-së mbi 38 mijë veteranë morën mbështetje financiare

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për tre muajt e fundit të vitit që shkoi, ku sipas këtyre të dhënave në Kosovë nga skema për veteranët e luftës ishin 38 mijë e 216 përfitues.

Në këtë publikim po ashtu janë ofruar të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema të pensioneve të të gjitha kategorive në Kosovë, skemën e kompensimeve për personat e verbër si edhe të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë tremujorit të katërt (TM4) 2020: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 679 familje, me gjithsej 103 189 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale, familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, kanë përfituar 2 436 familje.

Ndërkaq, nga skemat pensionale rezulton se:

Nga skema e pensioneve bazë të moshës ishin 142 280 përfitues;

Nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës ishin 49 451 përfitues;

Nga skema për pensionet familjare ishin 3 712 përfitues;

Nga skema për pensionet invalidore ishin 81 përfitues;

Nga skema për pensionet e Trepçës ishin 2 341 përfitues;

Nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës ishin 1 166 përfitues;

Nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës ishin 583 përfitues;

Nga skema e kompensimeve për personat e verbër ishin 1 848 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara ishin 19 266 përfitues;

Nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik ishin 2 797 përfitues;

Nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës ishin 13 550 përfitues; dhe

Nga skema për veteranët e luftës ishin 38 216 përfitues.

Gjatë TM4 2020 janë braktisur 5 fëmijë.