Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, këtë të enjte është takuar me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.
E përmes një njoftimi në llogarinë Facebook, LVV-ja ka njoftuar që temë e këtij takimi ishin zgjedhjet, mbarëvajtja e tyre dhe fushata e këtij subjekti politik.
“Drejtësia e punësimi janë dy çështjet për të cilat do të angazhohemi, ndërkaq luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë në qendër të angazhimit tonë për një shtet demokratik në shërbim të të gjithëve e pa dallim. Me Ambasadorin, z. Abbott u pajtuam t’i përparojmë edhe më tej marrëdhëniet e mira mes dy shteteve tona”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
/RTV-Okarina/