Në takim me Abott, Osmani flet për themelim sa më të shpejtë të institucioneve në vend

U. d. Presidentit, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abott. Fillimisht, Abbott e uroi Osmanin për rezultatin e zgjedhjeve dhe për mbarëvajtjen e procesit.

Në takim u diskutua për rëndësinë e themelimit sa më të shpejtë të institucioneve në vend dhe përkushtimin e plotë drejt përmbushjes së pritshmerive dhe kërkesave të qytetarëve të Kosovës, që përfundimisht ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies së tyre.

 

 

Palët diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe sulmet me prapavijë politike, duke bërë thirrje për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së qytetarëve tanë si dhe për hetim të plotë e sa më të shpejtë të rasteve.

/RTV-Okarina/