Në Suedi sulm ku u plagosen 8 persona

Dailymail shkruan se një person e ri ka nisur një sulm me thikë rreth orës 15:00 të pasdites qytetin e Vetlanda-s. Nga të sulmuarit disa janë në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plagëve të rënda që kanë marrë.

Ndërkohë që sulmuesi 20-vjeçar, është qëlluar nga oficerët e policisë në këmbë në mënyrë që parandalonin sulmet e tjera. Aktualisht autori është në spital për të marr trajtim mjekësor, ndërkohë që shkaqet e sulmit ende nuk dihen.

Ministri i Brendshëm i Suedisë, Mikael Damberg e quajti sulmin të tmerrshëm, dhe tha se mendimet e tij shkojnë për personat që janë të lënduar.

“Disa njerëz janë plagosur rëndë. Këto janë ngjarje të tmerrshme dhe mendimet e mia shkojnë te të lënduarit dhe të afërmit e tyre. Tani për tani është e paqartë se çfarë ndodhi saktësisht dhe cili ishte motivi. Policia ka arrestuar një autor të dyshuar,” tha ai.