Në ShSKUK po trajtohen 23 pacientë të konfirmuar me COVID-19

 

101 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitar të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, prej tyre 23 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 65 me oksigjeno-terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 87 pacientë, 13 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 60 me oksigjeno-terapi dhe 1 në gjendje të rënduar shëndetësore.

 

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:

Klinika Infektive, 39 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 47 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 14 pacientë

10 të konfirmuar pozitivë

5 me oksigjeno-terapi

 

 

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Gjilanit, 10 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient