Në SHSKUK ka më shumë pacientë post-COVID-19 sesa me COVID-19

 

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Univeristar të Kosovës (SHSKUK) po trajtohen 34 pacientë nga COVID-19, prej tyre gjashtë të konfirmuar me COVID-19 dhe 28 të tjerë post-COVID-19.

Me oksigjeno-terapi janë shtatë pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është duke u trajtuar dy pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 2 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-COVID-19

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë

Spitali i Prizrenit, 3 pacientë

Spitali i Pejës,1 pacient