Në QKUK ui shërbehet gjella pa bukë (VIDEO)

Disa punëtorë të sigurimit fizik që ushqehen në kuzhinën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot janë ushqyer me gjellë me fasule por nuk kanë pasur bukë që ta shoqërojnë me të.

Këtë e kanë konfirmuar për Klan Kosovën edhe stafi shëndetësor që po ushqeheshin aty.

Ndërkohë, Fisnik Dobra, përgjegjësi i kuzhinës qendrore në QKUK, ka thënë se buka ka munguar për vetëm gjysmë ore, nga ora 12:00 deri në ora 12:30.

Ai ka thënë që kjo vonesë ka ngjarë për shkak të vonimit të sjelljes së bukëve nga furra, me ç’rast ka shprehur keqardhje për këtë gjë.

Dobra po ashtu ka thënë po ashtu që sasia e bukëve që i kanë marrë në mëngjes është shpenzuar  para drekës.

*Lajmi është i plotësuar.