Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person derisa ka qenë duke punuar me ekskavator përnjëherë ka rënë në tokë.
Rasti ka ndodhur të enjten në Prizren, në 08:40.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar me ekskavator përnjëherë ka rënë në tokë. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konfirmuar vdekja e tij”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.