Në Pejë theret me thikë një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën rreth 0rë 13:30 në Rrugën “Bajram Ramë Muriqi” në Pejë, një preson është sulmuar me një mjet të mprehtë  (thikë) nga i dyshuari mashkull kosovar.

“Viktima është dërguar në spitalin rajonal dhe si pasojë e plagëve të marra është intervenuar me ndërhyrje kirurgjike. Sipas mjekëve pas operacionit, gjendja e viktimës është stabile, ndërsa i dyshuari është në kërkim të policisë”, njofton Policia.