Policia e Kosovës ka njoftuar ditën e enjte ka ndodhur një vjedhje në një xhami në Prishtinë.
Policia bën të ditur se dy persona kanë vjedhur para të gatshme nga arka e xhamisë
“Raportohet se në objektin e xhamisë dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë vjedhur para të gatshme nga arka e xhamisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia bën të ditur se një nga njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër ka ikur nga vendi i ngjarjes.