Të hënën, disa punëtorë derisa po rrezonin një muri në fshatin Logjë të Pejës, hasën në dy granata dore, të cilat për fat të mirë nuk shpërthyen.
Ato për pak shpëtuan pa u prekur nga ekskavatori me të cilin punëtorët po e kryenin punën .
Punëtorët me fat, lajmëruan menjëherë Policinë e Kosovës e cila doli në vendin e ngjarjes dhe u morën me rastin.
Granatat e dorës dyshohet se ishin vendosur aty që nga koha e luftës.