Në Gjilan gruaja sulmon fizikisht burrin

Sipas raportit të policisë, një femër është arrestuar pasi e ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 12:00, në Gjilan.

Siç thuhet në raport, e dyshuara fillimisht është dërguar në spital për trajtim psikiatrik, por e njëjta e ka refuzuar.

“Është arrestuar e dyshuara femër  kosovare pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull  kosovar. E dyshuara fillimisht është dërguar në spital për trajtim psikiatrik, por e njëjta ka refuzuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara të dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.