Disa komuna në vend për sot kanë paralajmëruar nisjen e procesit të vaksinimit antiCOVID-19 për personelin shëndetësor.
Gjilani, Gjakova e Peja kanë njoftuar se vaksinimi antiCOVID-19 i personelit shëndetësor do të nisë sot.
Në njoftimin për media të komunës së Gjakovës thuhet se procesi i vaksinimit do të nisë rreth orës 08:00 në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Çabrati”.
Vaksinimi do të fillojë sot edhe për personelin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.
Në ditën e parë do të vaksinohen personeli i reparteve të Infektives, Pulomologjisë, Internos, Emergjencës dhe Anastezionit për të vazhduar me repartet tjera në ditët tjera.
Edhe komuna e Gjilanit ka njoftuar se sot do të nisë vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë.
\RTV-Okarina\