Në Gjakovë dy raste të dhunës familjare

Sipas Policisë së Kosovës dy raste të dhunës në familje janë raportuar se kanë ndodhur më datë 13 dhe 14 shkurt në Komunën e Gjakovës.

Policia e Kosovës ka raportuar se njëri i dyshuar është arrestuar, ndërsa i dyshuari tjetër është në arrati.

 Raporti i plotë

Gjakovë (DN:555-026 13.02.2021 – 09:00. Viktima femër kosovare ka informuar se ditë më parë, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë fizike. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor. I dyshuar gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

Gjakovë 14.02.2021 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortë së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është dërguar në strehimore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.