Në Gjakovë janë arrestuar pesë persona me dyshimin për prostitucion. Deri te arrestimi erdhi pas hetimeve të Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Gjakovë.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se arrestimet kanë ndodhur mbrëmjen e së enjtes dhe të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt
“Njësiti NJHTQNJ-Gjakovë pas një pune hetimore në teren me datë 05.03.2021 ka arrestuar tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës. Pas intervistimit në konsultim me Gjykatësin e Gjykatës Themelore të Gjakovës , të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ndërsa arrestimi i dy personave të tjerë u bë rreth orës 22:00
“Njësiti NJHTQNJ-Gjakovë pas një pune hetimore në teren me datë 05.03.2021 ka arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës. Pas intervistimit në konsultim me Gjykatësin e Gjykatës Themelore të Gjakovës , të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.