Kujtojmë që qysh në fillim maska është rekomandua nga ekspertët shëndetësorë për të parandaluar infektimin nga virusi Covid-19.
Pastaj, ky rekomandim u bë një gjë ligjërisht e detyrueshme në shumë vende të botës, përfshirë edhe shtetin e Kosovës.
Qeveria e re e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e pestë të saj ndërmori disa masa në tentativën për të parandaluar përhapjen e virusit.
Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet përveçse rasteve në vijim:
-Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes;
-Gjatë vrapit dhe çiklimit;
-Gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.
/RTV-Okarina/