Këngëtarja me famë botërore Lady Gaga mbështeti hapur presidentin e zgjedhur Joe Biden gjatë fushatës, ndërsa në betimin e tij do të interpretojë himnin kombëtar.
Njëkohësisht do të ketë një performancë muzikore edhe nga Lopez, e cila po ashtu ka mbështetur vazhdimisht Joe Biden, teksa gjatë pandemisë ka kritikuar qeverisjen Trump.
Nga ana tjetër JLo do të ofrojë një performancë muzikore. CNN shkruan se do të ketë dhe një program prime-time të quajtur ”Celebrating America”, e cila do të drejtohet nga Tom Hanks dhe do të presë artistë të shquar si Bon Jovi, Demi Lovato, Justin Timberlake apo Ant Clemons.
Më 20 janar, SHBA-të do të kenë zyrtarisht Presidentin e ri, Joe Biden.
/RTV-Okarina/