Sot, zhvillohen dy ndeshje interesante në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës.
Kupa e Kosovës është duke shkuar drejtë fundit dhe tashmë gjatë ditës së sotme do të mësohen dy gjysmë-finalistët e parë.
Ndeshja më interesante e kësaj faze padyshim se është ajo në mes të dy rivalëve të mëdhenj, Feronikelit dhe Prishtinës.
Kjo përballje do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, nga ora 13:00.
Takimi tjetër gjithashtu interesant është ai në mes të dy rivalëve rajonal, Dukagjinit dhe Drenicës.
Ky takim pritet të zhvillohet në stadiumin “18 qershori” të Klinës nga ora 13:00.
\RTV-Okarina\