Në banesën e një të mituri gjendet vajza që ishte zhdukur në Lipjan

Vajza e mitur që ishte zhdukur ditë më parë në Lipjan është gjetur në banesën e një të mituri.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se viktima dhe i dyshuari janë dërguar në stacion policor, ku të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 24 orë.

“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar pasi në banesën e tij është gjetur viktima fëmijë femër kosovar e cila nga familjarët e saj ishte raportuar si person i zhdukur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dhe viktima janë sjell në stacion policor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 24 orë dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.