Persona të pa ndergjegjshëm kanë hedhur mbeturina të shumta dhe kanë shkatërruar ndriçimin publik në Parkun Amerikan në Skenderaj, park ky të cilin e mbushi me pushimore dhe ndriçim publik qeverisja e Bekim Jasharit në vitin 2021, shkruan RTV Okarina.
Për këtë shkatërrim ka reaguar Dr. Fatmir Osmani, i cili ka falënderuar punëtorët e EKO NATYRA, për punën e tyre dhe ka kërkuar vetëdijësim të qytetarëve.
Pas reagimit të tij ka shkruar drejtori i ndermarrjes publike, Arben Veliu, i cili ka thënë se tashmë punëtorët e tij kanë pastruar parkun.
Nga ana tjetër inspektorati i komunës ende nuk ka reaguar për të gjobitur ndotësit. /RTV Okarina/