Ndodhë në Vushtrri, arrestohen pasi vodhën elektromotor dhe mishalic

Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, kanë arritur të i arrestojnë në flagrancë dy persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje ’, rast ky i raportuar rreth orës 04:00 në mëngjesin e sotëm të datës 22 maj 2022, ku cak i kësaj vjedhje ishin elektromotor dhe vegla pune në oborrin e një shtëpie në fshatin Sfaraqak.
Arrestimi i dy persoanve të dyshaur është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se dy të dëshuarit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ‘vjedhje ‘, ku nga oborri i një shtëpie në ndërtim e sipër kanë vjedhur elektromotor dhe vegla të ndryshme pune .
Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekustruar sendet e vjedhura, të cilat më pas i jan kthyer pronarit që i përkisnin.
Pas procedurave të interivistimit me urdhër të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit jan liruar në procedurë të rregullt.