Ndodhë në Pallatin e Drejtësisë, i burgosuri tenton t’i ikë policisë nga seanca gjyqësore

Një i burgosur dje ka tentuar të ikë nga seanca gjyqësore e cila po mbahej në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali, transmeton IndeksOnline.

Gjatë tentimit për ta vënë nën kontroll, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast i njëjti ka pranuar trajtim mjekësor.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, transmeton IndeksOnline.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi gjatë seancës dëgjimore në gjykatë kundër tij, kishte tentuar që me forcë të largohej nga seanca. Gjatë tentimit për ta vënë nën kontroll, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast i njëjti ka pranuar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është informuar prokurori me vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndaj të dyshuarit, prokurori ka nxjerr vendim të hapet rast për pengim të personit zyrtar dhe tentim arratisje e personit të privuar nga liria./IndeksOnline/