Tani kur kemi hyrë në muajin e shenjtë të Ramazanit, nuk mungojnë as letra njoftuese për orarët e ushqimeve dhe orarin e kohës për tu falur, shkruan GazetaDemos.
Ato ndryshe siç njihen me emrin “vaktitë” dizajnohen në mënyra të ndryshme.
E duket se disa përkrahës të ish-presidentit Thaçi kanë vendosur që respektin e dashurinë për të, ta shfaqin edhe në një mënyrë të veçantë.
Ata kanë vendosur që në vaktinë e tyre të jetë edhe fotografija e Hashim Thaçit teksa lutet tek Zoti.