Ka ndërruar jetë Baba Mumin Lama, udheheqësi shumëvjeçar në Teqen e Bektashinjve në Gjakovë.
Lajmin e ka dhënë kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini.
“Me dhimbje të thellë e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të Baba Mumin Lamës.
Baba Mumini, i cili për shumë vjet udhëhoqi Teqen e Bektashinjve në Gjakovë, ishte person i dashur dhe i respektuar për të gjithë. Ai ishte mik për të gjitha komunitetet fetare jo vetëm në Gjakovë, por edhe më gjerë.
Baba Muminin do ta kujtojmë për urtësinë dhe intelktualitetin e rrallë që aq bukur dinte t’a përçonte edhe te të tjerët.
U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë komunitetit bektashian në Gjakovë, Kosovë e Shqipëri”, thuhet në njoftim.
/RTV-Okarina/
Ky është postimi i plotë i Kryetarit, Ardian Gjini:
Me dhimbje të thellë e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të Baba Mumin Lamës.
Baba Mumini i cili për shumë vite…
Posted by Ardian Gjini on Tuesday, January 26, 2021