Sot ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë, kryeinfermierja e Klinikës Infektive në QKUK, Nerxhivane Konushevci.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur Oda e Infermierëve të Kosovës.
Ky është postimi i plotë:
Të dashur Infermierë, Mami dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë është njoftuar me pikëllim të thellë se pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë kryeinfermierja e repartit e Klinikës Infektive Nerxhivane Konushevci (1962).
Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë̈ kolegëve, iu shprehim ngushëllimet më të thella me rastin e vdekjes së parakohshme të koleges Konushevci, e cila dha një kontribut të çmuar në shërbim të pacientëve.
\RTV-Okarina\