Ndalohen vikendet për të dënuarit

 

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se nga data 11 janar 2021, do të ndalojë përkohësisht lejimin e vikendeve për të dënuarit.

Si masë lehtësuese, do të vazhdohet me vizitat e lira dhe vizitat familjare.

Për vizitat e lira, me qëllim të mbrojtjes nga pandemia COVID 19, kërkohet që për aprovimin e vizitës së lirë, vizitori/ja të sjellë me vete testin me rezultat negativ në COVID 19, i cili duhet të jetë jo më i vjetër se 72 orë.

 

 

Vizitat familjare do të vazhdohen me pranimin e vetëm një anëtari të familjes. Gjatë vizitës, vizitorët dhe të burgosurit janë të obliguar të respektojnë masat anticovid, ( dezinfektues, distancën sociale, vendosjen e maskës).

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.

/RTV-Okarina/