NATO ka reaguar përmes një statusi në Facebook ku tha se shprehej e shqetësuar nga përforcimi i konsiderueshëm ushtarak rus në kufijtë e Ukrainës në muajt e fundit, si dhe hodhi poshtë pretendimet e Rusisë për provokime nga ana ukrainase dhe nga vetë NATO.
“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që menjëherë të de-përshkallëzojë, të ndjekë kanalet diplomatike dhe të respektojë angazhimet e saj ndërkombëtare për transparencën e aktiviteteve ushtarake”, thuhet në njoftim.
“NATO do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e të gjithë aleatëve të NATO-s. Çdo agresion i mëtejshëm kundër Ukrainës do të kishte pasoja masive dhe do të kishte një çmim të lartë. NATO do të vazhdojë të koordinohet ngushtë me palët përkatëse të interesit dhe organizata të tjera ndërkombëtare, përfshirë BE-në”, thuhet më tej.
Aleanca përsëriti mbështetjen për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës dhe i bëri thirrje Rusisë që të tërheqë forcat e saj. /transmeton rtvokarina/