Nagavci kujton doktorin Rifat Lila

 

Përmes një postimi në llogarinë në “facebook” Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka kujtuar mjekun e njohur të Gjakovës, Rifat Lila i cili ka vdekur sot.

Arbërie Nagavci ka thënë se Gjakova ka humbur një doktor të devotshëm dhe profesionist.

“Na i ka hapur dyert e shtëpisë së tij, e na ka vizituar me dhjetëra herë në shtëpitë tona, na ka telefonuar e na e ka ngritur dhe humorin në ditë të vështira”, ka shkruar ajo nder të tjera në “facebook”.

 

 

Postimi i plotë i Nagavcit:

Sot, mjekësia kosovare humbi një nga mjekët më të aftë. Gjakova humbi doktorin që ishte i të gjithëve, i devotshëm, profesionist i përkushtuar e gjithnjë i gatshëm të jetë në shërbim të secilit që kishte nevojë. Na i ka hapur dyert e shtëpisë së tij, e na ka vizituar me dhjetra herë në shtëpitë tona, na ka telefonuar e na e ka ngritur dhe humorin në ditë të vështira.

Do të ruaj me respekt të veçantë kujtimin për profesionalizmin, mirësinë, thjeshtësinë e pozitivitetin e dr. Rifatit. Ngushëllimet më të sinqerta për Silvanën, Gretën e Gentin, për familjarët, miqtë e shumtë dhe gjithë bashkëqytetarët!

Pusho në paqe, Daja Rifat!

\RTV-Okarina\