Nagavci: 5 Ministri në Qeverinë Kurti do të udhëheqen nga gratë

 

Arberie Nagavci, deputete e LVV-së, tha se tashmë janë mandatet për të formuar qeverinë e re në Kosovë.

“Ne tashmë i kemi numrat për votimin e qeverisë, përveç 58 deputetë të LVV, janë edhe 2 deputetë, Emilia Rexhepi dhe Elbert Krasqini, pra janë 60 deputetë. Kemi 3 deputetë të tjerë nga komunitet jo shumicë jo serbe”, u shpreh zonja Nagavci në EuroNews Albania.

 

 

Ajo tha më tej se emrat e rinj të kabinetit të qeverisë janë diskutuar në kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe është vendosur që të jenë 5 ministre gra nga 15 ministri gjithsej.

“Tashmë është publike që kuvendin do ta kryesojë zoti Glauk Konjufca”, tha zonja Nagavci.

Sa i përket postit të Ministrit të Jashtëm, ajo tha se edhe këtë post mendohet që do e marrë një grua, por nuk dha një emër konkret.

/RTV-Okarina/