Deputetja nga PDK-ja Ariana Musliu-Shoshi i tha qeverisë se duhet ta trajtojë me prioritet anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL dhe UNESCO, raporton Ekonomia Online.
Sa i përket liberalizmit të vizave ajo tha se Qeverisë s’ka strategji që t’i bind shtetet e BE-së për heqjen e vizave.
“Njëri ndër vendimet e para që keni thënë është rikthim i adresës së BE në Kosovë pra Ministrinë e Integrimit Evropian dhe kjo është harruar”.
“Sa i përket liberalizimit të vizave tani për ju si Qeveri është që të keni një strategji të veçantë që t’i bindni shtetet e BE-së. Organizatë tjetër është edhe INTERPOL e UNESCO dhe duhet t’i trajtoni me prioritet.
“Strategjitë të veçantë duhet të keni për pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën”, tha ajo.