Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentes Vjosa Osmani.
Musliu shpjegon se Shqipëria duhet të falënderohet për aktin e miratimit të rezolutës kundër Dick Martit, sepse institucionet e Kosovës qëndruan të heshtura deri më sot në lidhje me këtë temë.Musliu shpjegon se Shqipëria duhet të falënderohet për aktin e miratimit të rezolutës kundër Dick Martit, sepse institucionet e Kosovës qëndruan të heshtura deri më sot në lidhje me këtë temë.
“Për një vit e gjysmë bartësit e institucioneve të Republikës së Kosovës nuk patën guxim të bëjnë zë. As atëherë kur doli sheshit qëllimi i gjykatës dhe donatorët e saj. As atëherë kur Ushtria jonë çlirimtare u quajt „organizatë e përbashkët kriminale“, as atëherë kur u dokumentuan shkeljet e të drejtave të njeriut nga prokurori. Reagimet dhe veprimet e institucioneve të Kosovës ishin dhe janë zero“, shkroi Muliu në rrjetin shoqëror Facebook.
Më tutje Musliu, pyeti se nëse situata është e njohur për çdo shqiptar, siç pohoi presidentja e Kosovës Osmani, atëherë pse ajo në rolin e presidentes nuk e ngriti asnjëherë këtë çështje.
”Kuvendi i Shqipërisë e ka shprehur atë që secili shqiptar në Kosovë e Shqipëri e ka thënë deri sot se lufta e UÇK-së nuk mund të zhbëhet nga askush. Sepse historinë nuk do të mund ta zhbëjë askush“. Atëherë, Vjosë, pyetja që do të duhej të drejtohej Ty duhet të ishte: A je ti shqiptare Vjosa Osmani? Sepse ti je ajo që gjithë karrierën tënde e ke ngritur duke e mohuar këtë histori; së fundmi edhe në ditën e Pavarësisë së Kosovës. Dhe, meqenëse po besoni aq fort në këtë pastërti, pse nuk iu drejtove qoftë vetëm njëherë Kuvendit të Kosovës për këtë çështje?” pyet Musliu në fund.