Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Ganimete Musliu, ka deklaruar se nga raportimi i drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, Petrit Ajeti në këtë Komision kanë kuptuar se gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile.
“Nuk ka vend për panik gjendja është stabile dhe nuk kërcënohemi drejtpërdrejtë nga ndonjë pasiguri. Sot kishim në raportim drejtorin e AKI-së për të informuar në detaje për gjendjen e sigurisë në vend. Dhe nuk ka vend për panik dhe gjendja e sigurisë është stabile. Kujdesi i institucioneve të sigurisë është në nivel”, tha Musliu
Ajo ka deklaruar se për gjendjen në Kosovë duhet të flasin edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe kryeministri Albin Kurti.
“Përmes juve të kërkoj edhe nga presidentja edhe kryeministri që të dalin dhe të deklarohen për gjendjen e sigurisë ne vend që është vërejt te qytetarët panik i shtuar që kanë filluar të furnizohen me derivate të shumta mos të flasim për miellin dhe artikuj tjerë”, tha Musliu.