
Analisti politik, Imer Mushkolaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka ironizuar me deklaratat e kryeministrit Albin Kurti në konferencën që u mbajt sot gjatë ditës.
Sipas tij, Rrahman Jasharaj do ishte më mirë t’i thoshte Kurtit se ‘na ndihmo si baxhanak”, në vend të kërkesës që ia kishte adresuar kryeministrit se ‘na ndihmo si vëlla”.
Takimi i zhvilluar mes Qeverisë dhe SBASHK-ut ngjalli reagime të shumta për deklaratat që transmetuan në media pas përfundimit të takimit.