Murati, Ymerit të SBASHK-ut: A ke ndonjë afërsi me partitë politike?

Ministri i Financave, Hekuran Murati në takimin me përfaqësuesit e SBASHK-ut gjatë fjalës së tij ka kërkuar nga sekretari i Sindikatës, Ymer Ymeri të tregoj nëse është i afërt me partitë politike.

Muratit iu ndalua fjala nga kryetarja e këtij Komisioni, Albena Reshitaj, duke i kërkuar Muratit që të arsyetoj implikimet buxhetore për të dal nga greva e jo të lëshohet në të tilla fjali.

Ministri i Financave, vazhdoi diskutimin e tij duke thënë se kërkon siguri që nuk do ta ndërpresin sërish gjatë fjalës së tij.

“Nga ana e përfaqësuesve të Këshillit Grevistë u tha se kush janë dhe çfarë pozita mbajnë, por konsideroj megjithatë që do t’i njohim më mirë prandaj kish disa pyetje për anëtarët për shkak se për Ymer Ymerin është raportuar që është i afërt me subjektet e caktuara politike, ndoshta mund të na thotë a ka ndonjë afërsi…Nëse e kam këtë siguri nga ana e juaj që ta vazhdoj diskutimin pa më ndaluar fjalën do të vazhdojë. Konktekti është ky. Në Këshillin Grevistë ka anëtarë që kanë probleme me ligjin, ka anëtarë që kanë marrëdhënie të afërt me partitë politike…në vazhdimësi ato që i potencoi ministrja Nagavci janë marr parasysh…duke marr parasysh mos largimin e 2.000 mësimdhënësve që konsideroheshin si tepricë. Është futur në buxhet që ata të mbahen në punë e mos të largohen nga puna. Ka qenë kërkesë që mësimdhënësit që kanë probleme shëndetësore të zëvendësohen…është plotësuar edhe kërkesa për alokimin e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta në klasa. Ka pas dhe shumë masa tjera që janë zbatuar”, tha ai.