Murati: Skema e punësimit të garantuar për të rinjtë po jetësohet

 

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se skema e punësimit të garantuar për të rinjtë po jetësohet.

Ai tha se aktualisht janë në zhvillim të platformës përmes së cilës do të mundësohet automatizimi i tërë procesit.

 

 

“Kemi siguruar mbështetje edhe për financim të skemës nga donatorë tjerë, dhe presim që muajve në vijim mbështetja të rritet. Pilotimin me sektorin publik do ta bëjmë me ATK-në, ku së shpejti do të angazhojmë 100 të rinj për të mbështetur ATK-në në fushatën e formalizimit. Ndërsa pilotimin me sektorin privat do ta nisim me sektorin e IT-së, që do të fillojë sapo të funksionalizohet platforma”, ka shkruar Murati në Facebook.

Tutje, ai shtoi se secila e re dhe secili i ri që hyn në tregun e punës, do ta ketë punën e parë të garantuar nga shteti.

 

\RTV-Okarina\