Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka theksuar që arsyeja e rënies ekonomike ka qenë sipas tij, pasiguria shëndetësore dhe ekonomike në të cilën kanë qenë qytetarët.
“Arsyeja e rënies ekonomike ka pasë të bëjë me pasigurinë dhe çfarëdo likuiditeti shtesë në ekonomi, nuk ka mundur të rrisë as konsumin dhe as aktivitetin ekonomik, sepse qytetarët kanë pasë pasiguri.
Edhe në kohën kur debatohej për mjetet e trustit, ne iu kemi thënë qartë që ato mjete edhe nëse tërhiqen shumica e tyre do të përfundojnë si depozita bankare, për shkak se nuk është çështje domodso mungesa e likuditetit, por problemi ka qenë pasiguria shëndetësore dhe ekonomike në të cilën kanë qenë qytetarët. Edhe ajo ka ndikuar që përveç izolimit që e ka pamundësuar për të shpenzuar mjete shtesë dhe ka ndikuar që edhe të rritet kursimi sepse ka pasë pasiguri”.
Murati në seancën ku po diskutohet për ekonominë si pasojë e pandemisë COVID – 19, ka thënë që me uljen e numrave mund të bëhet edhe rimëkëmbja ekonomike.
“Sa i përket rimëkëmbjes dhe rishikimit të buxhetit, edhe ligjeve të tjera duhet të theksohet se shpenzimi i buxhetit i është dedikuar Qeverisë. Sa i përket kësaj, ne jemi në përgatitje dhe shumë shpejt do ta sjellim në Kuvend. Ka qenë e pamundur rimëkëmbja pa e ditur hapësirën fiskale, por tash bashkë me rishikimin e buxhetit shumë shpejt paralelisht do t’i kemi të dyja edhe rishikimin edhe rimëkëmbjen.
Sa i përket masave të Qeverisë së kaluar as nuk ka pasur hapje as mbyllje, numrat kanë qenë rekord e mjetet është parë se kujt i kanë shkuar”, ka thënë ai.
Tutje Murati ka deklaruar se pret që ky vit ta ketë performancën më të mirë ekonomike në dy dekadat e fundit ” në aspektin e të hyrave, të punësimit dhe zhvillimit ekonomik.
\RTV-Okarina\