Mural në shkollën “Dëshmorët e Qyqavicës”-Qirez nga Besa Behramaj dhe Festim Ejupi

Besa Behramaj arsimtare e artit në shkollën fillore Dëshmorët e Qyqavicës” në Qirez dhe Festim Ejupi, ish nxënës i kësaj shkolle kanë punuar këtë mural, para fillimit të gjysmëvjetorit të dytë

Këtë e kanë bërë të ditur drejtues të shkollës përmes postimi në “facebook”
“Qe shkolla të duket më e bukur dhe e dashur për nxënësit, arsimtarja e artit Besa Behramaj dhe st. Festim Ejupi punuan këtë mural për të cilin u jemi shumë mirënjohes.” është shkruar në postim.

Gjithashtu ministri në detyrë i arsimit, Ramë Likaj ka pohuar se gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor do të fillojë më 18 janar, teksa ka thënë se parësor mbetet mësimi sipas skenarit A me prezencë në shkolla.
/RTV-OKARINA