MullaOsmani: “E dënoj ashpër sulmin ndaj hoxhës në vendin e tij të punës”

“Ndihem i shqetësuar me lajmin për sulmin fizik ndaj imamit Zeqir Berisha, i cili si person shquhet për edukat, kulturën fetare, kombëtare dhe njerëzore. E dënoj ashpër sulmin ndaj hoxhës në vendin e tij të punës. Dyshoj që do të marrin denimim e merituar sulmuesit të pa edukatë fetare dhe familjare sepse Imami sot në Kosovë nuk mbrohet e as respektohet nga klani që drejton BIK-un, besa edhe xhemati janë ligë bukur fortë, e nuk po flasin as nga organete shtetit si policia dhe gjykata të cilat shumë herë kur na shkelën të drejtat tona si imam në punë na thonë; “Këto janë çeshtje të brendshme të BIK-ut”…!?
Unë kolegut tonë, hoxhës Zeqir Berisha i uroj shërim të shpejtë!