Muharremaj falenderon artistin Fatos Kabashi për veprën e tij “Muri i Kujtesës”

 

Sot, Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka nderuar artistin Fatos Kabashin, për veprat e tij artistike.

Përmes një postimi, Muharremaj e falënderoi për punën e tij, teksa i shprehu mbështetje atij dhe artistëve tjerë.

“Artisti Fatos Kabashi me punën dhe veprat e tij artistike e ka nderuar kudo Komunën e Suharekës. Andaj sot e kam falenderuar për punën e tij profesionale dhe pasionin e tij. Ai dhe artistët tjerë do ta kenë gjithmonë mbështetjen time“, shkroi Muharremaj.

Artisti Fatos Kabashi së fundi krijoi mozaikun e “Murit të kujtesës” për të cilin punoi me ditë të tëra.

 

 

Kabashi ka treguar se mozaikun e nënës Sherife me vajzën e saj Besianën e kishte filluar që në tetor të vitit të kaluar, për ta përfunduar gjashtë muaj më pas, në marsin e këtij viti.

Ai tutje kishe thënë se herë pas herë edhe ka qajtur gjatë punës ngase si fëmijë edhe vetë e kishte përjetuar luftën.

\RTV-Okarina\