Muharrem Jashari është një nga mesfushorët më të mirë në Superligën e Kosovës.
Ai bëri një sezon të mirë edhe vitin e kaluar me Trepçën 89, por edhe këtë edicion po bën lojra të mira me Dritën.
Për shkak të mungesave shkaku i kartonëve, trajneri Challandes ftoi Jasharin për ndeshjen e radhës e cila zhvillohet me 8 shtator kundër ”Furrisë së Kuqe”.
Lajmin për grumbullimin e futbollistit me përfaqësuesen e Kosovës e ka bërë të ditur dhe skuadra e ti FC Drita përmes një postimi në ”Facebook”.
”Jashari pjesë e DARDANEVE
FC DRITA ka kënaqësi të ju njoftojë se futbollisti ynë, Muharrem Jashari është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes e ka ftuar mefushorin tonë pēr ndeshjen e rradhës kundër Spanjës në kualifikimet për Kampionat Botëror “Qatar 2022”.
Ndeshja Kosovë-Spanjë zhvillohet më 08 shtator, ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” ne Prishtinë.
FC DRITA i uron suksese kombëtares dhe futbollistit tonë, Muharrem Jashari.
FC DRITA”, thuhet në postimin e skuadrës gjilanase.
Jashari bëhet lojtari i dytë nga Superliga kosovare që ftohet në kombëtare pas Armend Thaqit.
23 Vjeçari ka një kontroll shumë të mirë të topit, goditje të fuqishme nga distanca dhe një pozicionim shumë të mirë në qendër të mesfushës.
\RTV-Okarina\