Kur u pyet nëse komenton përqindjen e Listës Guxo në sondazhe, ai tha se nuk merren me atë subjekt fare.
“Ata nuk ekzistojnë. Ishte një fitore me rezultatin kolosal për sistemin tonë”, tha ai.
“O nuk merremi me të sepse ne e shohim LDK-në si formacionin kyc për ekzistencën e shtetit të Kosovës. E bëjmë paralelisht dhe do të jemi të gatshëm për ta drejtuar vendin. Kemi dhënë propozime që nuk po miratohen prej kësaj qeverie që nuk është kompetence. kanë ardhur me një program që do ta bëjnë Kosovën sikur një lloj parajse. Ata flasin për punësim për këto punësime janë politike dhe nepotike. Inflacioni është 13%. Flasin për drejtësi e kanë shkelur kushtetutën. Vettingun duan ta bëjnë me atë një koncept dokument që Komisioni i Venecias e ka cilësuar gati krejt të pavlefshme”, shtoi Hamiti.